“NATO po infiltrohet qëllimisht”- Putin kërcënon Europën dhe Aleancën, Ukraina sulmon thellë në bazën ruse

“NATO po infiltrohet qëllimisht”- Putin kërcënon Europën dhe Aleancën, Ukraina sulmon thellë në bazën ruse

Ukraina vazhdon që të godasë thellë në Rusi. Presidenti Volodymyr Zelenski njoftoi se ushtria e tij ka kryer një “operacion të jashtëzakonshëm” duke shënjestruar bazën detare të Novorossiyk, qendrën e fundit të madhe luftarake të Rusisë në Detin e Zi, mbi 300 kilometra nga vija e frontit. “Dronët tanë Palanytsia, raketat Neptune dhe sistemet detare pa pilot kanë goditur me saktësi objektivat e tyre”, theksoi lideri i Kievit duke shtuar se “lufta duhet të përfundojë dhe të gjitha propozimet e duhura janë në tryezën e negociatave. “Ne ia kemi përcjellë propozimet tona palës amerikane. Dhe Shtetet e Bashkuara mund të ndihmojnë në forcimin e mbrojtjes sonë, para së gjithash me mbrojtjen ajrore, dhe të ushtrojnë presion mbi Rusinë në mënyrë që planet e saj të...