Rusia gjobit platformat “Telegram” dhe “Google” për përmbajtje të ndaluar
Autoritetet gjyqësore në Rusi kanë vendosur gjoba ndaj Telegram dhe Google, me një vlerë të përbashkët prej rreth 313 mijë dollarësh, pasi platformat nuk kanë hequr përmbajtje që konsiderohet e ndaluar nga ligjet ruse. Gjykata e Qarkut Tagansky në Moskë dënoi Telegramin me 18.4 milionë rubla, rreth 221.5 mijë dollarë, ndërsa Google u gjobit me 7.6 milionë rubla, afërsisht 91.5 mijë dollarë. Vendimi është pjesë e presionit të vazhdueshëm të autoriteteve ruse ndaj kompanive të huaja të teknologjisë për zbatimin e rregullave vendase. Në raste të mëparshme, masa të ngjashme janë marrë edhe ndaj Instagram, YouTube, X dhe TikTok. Telegram ka qenë prej kohësh në konflikt me autoritetet ruse për çështjen e përmbajtjeve online, ndërsa qasja në platformë është kufizuar më herët brenda territorit të...
Burimi:
javanews.al