Flakët iu afruan banesave, zjarri në Drenie del jashtë kontrollit, kërkohet ndërhyrje nga ajri

Flakët iu afruan banesave, zjarri në Drenie del jashtë kontrollit, kërkohet ndërhyrje nga ajri

Vatra e zjarrit në masivin pyjor të Drenies vijon të jetë aktive edhe gjatë ditës së sotme. Pavarësisht ndërhyrjes nga ajri ditën e djeshme, vatra e zjarrit u riaktivizua në mesnatë ku flakët iu afruan edhe banesave, por fatmirësisht ndërhyrja e shpejtë e shërbimeve zjarrfikëse dhe forcave të ushtrisë shmangu rrezikun. Zjarri aktualisht ka marrë përhapje të gjerë dhe po mbahet në monitorim nga forcat e ushtrisë dhe zjarrfikësit të cilët po punojnë në terrenin e vështirë kodrinor për neutralizimin e flakëve. Ndërkohë sipas informacioneve nga prefektura e Fierit është bërë kërkesë për ndërhyrje nga ajri.