SHBA-të vazhdojnë bllokadën detare ndaj Iranit, sulmojnë anijen panameze

SHBA-të vazhdojnë bllokadën detare ndaj Iranit, sulmojnë anijen panameze

Katër anëtarë të ekuipazhit u vranë në një sulm të rebelëve Houthi të Jemenit, ndaj një anijeje mallrash në ngushticën Bab el-Mandeb. Anija Tihamah ishte në pronësi egjiptiane dhe ky është rasti i parë i një sulmi të Huthëve në ngushticë që lë pas viktima që nga fillimi i luftës së Iranit më 28 shkurt. Dy anëtarë të ekipeve të shpëtimit jemenas nga një grup ushtarak kundër grupit rebel, u vranë gjithashtu në sulmin e Bab el-Mandeb, tha Roja Bregdetare e Jemenit. Ministri i jashtëm i Pakistanit konfirmoi se tre pakistanezë u vranë në sulm, ndërsa i katërti ishte një anëtar i ekuipazhit nga Indonezia. Rebelët Houthi, të mbështetur nga Irani, morën përsipër sulmin në anije, e cila sipas tyre mbante pajisje ushtarake saudite. Huthët...