Meta gjobitet me 567 milionë dollarë për rrezikun e të miturve në platformat e saj

Meta gjobitet me 567 milionë dollarë për rrezikun e të miturve në platformat e saj

Një gjykatës në shtetin amerikan të Nju Meksikos ka gjobitur kompaninë Meta me 567 milionë dollarë dëmshpërblim për dështimin në mbrojtjen e të miturve në platformat e saj, duke e çuar totalin e gjobave në këtë çështje në 942 milionë dollarë. Gjykatësi Bryan Biedscheid e cilësoi Metën si një “shqetësim publik”, duke e krahasuar ndikimin e platformave të saj me ndotjen e ajrit. Sipas vendimit, kompania duhet të krijojë një fond për të financuar programe që synojnë trajtimin dhe parandalimin e dëmeve psikologjike dhe rreziqeve me të cilat janë përballur fëmijët në internet. Rasti buron nga një padi e ngritur në vitin 2023 nga autoritetet e Nju Meksikos, të cilat argumentuan se algoritmet e rekomandimit të Metës i ekspozonin përdoruesit e mitur ndaj përmbajtjeve me...