SPAK sekuestron automjetin luksoz të Agasit, e kishte fshehur në garazhin e një vile

SPAK sekuestron automjetin luksoz të Agasit, e kishte fshehur në garazhin e një vile

Pas arrestimit, SPAK ka sekuestruar edhe automjetin luksoz të biznesmenit Ergys Agasi, një Land Rover Defender, i cili dyshohet se ishte mbajtur i fshehur në garazhin e një prej vilave në “Equos Resort”. Automjeti është gjetur gjatë veprimeve të kryera nga Prokuroria e Posaçme në kuadër të hetimeve për dosjen e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI). Sekuestrimi i makinës vjen një ditë pas arrestimit të Agasit në zonën e Plepave në Durrës, në një operacion të zhvilluar nga Policia e Shtetit në bashkëpunim me BKH-në dhe SPAK-un. Biznesmeni u lokalizua teksa udhëtonte me një automjet, ndërsa me të ndodhej edhe ish-punonjësi i policisë, Uljan Shpataraku, i cili u arrestua gjithashtu. Agasi ishte shpallur në kërkim prej dhjetorit 2025, pasi ndaj tij ishte caktuar...