Ngjarje e rëndë në Vlorë, 61-vjeçarja goditet me sqepar nga bashkëshorti
Një ngjarje e rëndë është raportuar mëngjesin e sotëm në Vlorë, ku një 61-vjeçare dyshohet se është dhunuar dhe goditur me një send të fortë nga bashkëshorti i saj. Gruaja është transportuar në spital, ndërsa policia ka shoqëruar bashkëshortin e saj. Sipas të dhënave paraprake, gruaja me inicialet E.H., 61 vjeçe, dyshohet se është goditur në kokë me sqepar gjatë një konflikti, rrethanat dhe shkaqet e të cilit mbeten ende të paqarta. Pas ngjarjes, 61-vjeçarja është transportuar në spital për ndihmë mjekësore. Raportohet se gjendja e saj shëndetësore është e rëndë. Policia ka shoqëruar bashkëshortin e gruas dhe po merr deklarimet e tij në lidhje me ngjarjen. Në kuadër të hetimeve po merren deklarime edhe nga e dëmtuara, në masën që e lejon gjendja e...
Burimi:
gijotina.com