Alarm për bombë në institucionët shqiptare, Antiterrori ngrihet në këmbë
Një kërcënim me bombë ka alarmuar mëngjesin e sotëm disa institucione në qytete të ndryshme të vendit. Në adresat elektronike të institucioneve është dërguar një e-mail nga një adresë ende e paidentifikuar ku pretendohej se në ambientet e tyre ishte vendosur një bombë. Pas marrjes së njoftimit, Policia ka nisur menjëherë kontrollet në institucionet e përfshira, për të verifikuar nëse kërcënimi ishte i vërtetë. Nga kontrollet e kryera deri më tani, nuk është konstatuar prania e ndonjë bombe apo eksplozivi tjetër. Njoftimi i Policisë: Mëngjesin e sotëm, në adresat elektronike të disa institucioneve në disa qytete të vendit, është dërguar një e-mail nga një adresë ende e paidentifikuar, me përmbajtje kërcënuese dhe terroriste, në të cilin pretendohet se në këto institucione është vendosur një bombë....
Burimi:
gijotina.com