Arrestimi i Ergys Agasit/ Reagon Salianji: Rama ka dorëzuar shtetin tek krimi, tani po mbytet nga zullumi që ka krijuar vetë
Ervin Salianji ka reaguar pas arrestimit të biznesmenit Ergys Agasi, duke e cilësuar ngjarjen si një tjetër dëshmi të kapje të shtetit nga qeveria e drejtuar nga Edi Rama. Në një reagim në rrjetet sociale, Salianji akuzon qeverinë dhe strukturat shtetërore se kanë vendosur në dispozicion të individëve të lidhur me pushtetin struktura të rëndësishme të sigurisë, policisë dhe shërbimeve shtetërore. Sipas tij, hetimet e SPAK kanë nxjerrë në pah dyshime për ndikim në tendera me vlerë miliona euro, përdorim të grupeve kriminale për kërcënime dhe përfshirje të zyrtarëve shtetërorë në skema të lidhura me fondet publike. “Elementet e zbuluara nga hetimet e SPAK flasin për influencë në tendera miliona euroshe, përdorim të grupeve kriminale për kërcënime dhe përdorim të zyrtarëve të shtetit për ndarjen...
Burimi:
gijotina.com