SPAK sekuestron mjetin luksoz të Ergys Agasit. Ishte fshehur në garazhin e një vile

SPAK sekuestron mjetin luksoz të Ergys Agasit. Ishte fshehur në garazhin e një vile

Prokuroria e Posaçme ka sekuestruar automjetin luksoz të Ergys Agasit, i cili u arrestua një ditë më parë në Durrës në kuadër të hetimeve për dosjen e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI). Bëhet fjalë për një Land Rover Defender, automjet që ishte në kërkim dhe dyshohet se ishte fshehur në garazhin e një prej vilave në kompleksin “Equos Resort”. Agasi u arrestua në zonën e Plepave, në Durrës, gjatë një operacioni të zhvilluar nga strukturat e Policisë, në bashkëpunim me BKH-në dhe SPAK-un. Sipas raportimeve, Agasi u lokalizua teksa udhëtonte me një automjet. Në të njëjtin automjet ndodhej edhe Uljan Shpataraku, i cili gjithashtu u arrestua gjatë operacionit. Ergys Agasi ishte shpallur në kërkim që prej dhjetorit 2025, pasi ndaj tij ishte lëshuar...