VIDEO/ “Bomba do shpërthejë pas 2 orësh”, alarm në disa institucione, zbardhet përmbajtja e emailit kërcënues

VIDEO/ “Bomba do shpërthejë pas 2 orësh”, alarm në disa institucione, zbardhet përmbajtja e emailit kërcënues

Një sërë institucionesh në disa qytete të vendit janë përfshirë mëngjesin e sotëm në një alarm sigurie, pasi në adresat e tyre elektronike është dërguar një mesazh kërcënues me përmbajtje terroriste. Sipas Policisë së Shtetit, emaili është dërguar nga një adresë ende e paidentifikuar dhe në të pretendohej se në institucionet e përfshira ishte vendosur një bombë. Pas marrjes së kërcënimit, strukturat e Policisë së Shtetit kanë kryer kontrolle dhe verifikime në ambientet e institucioneve të sinjalizuara. Ndër institucionet që kanë marrë mesazhin kërcënues janë SPAK, GJKKO, ISSH, AIDA dhe institucione të tjera në disa qytete të vendit. Burime për rtsh.al bëjnë me dije gjithashtu se në institucionet ku ka alarm për bombë, për shkak të masave të sigurisë, stafet respektive janë urdhëruar që të...