‘Në institucion ka bombë’/ Policia reagon për email-et misterioze

‘Në institucion ka bombë’/ Policia reagon për email-et misterioze

Mëngjesin e sotëm, disa institucione në qytete të ndryshme të vendit kanë marrë e-mail kërcënues, ku pretendohej se në ambientet e tyre ishte vendosur një bombë. Pas marrjes së njoftimit, janë kryer kontrolle në institucionet e përfshira, por deri tani nuk është gjetur asnjë bombë apo lëndë tjetër eksplozive. Ndërkohë, autoritetet po punojnë për identifikimin e personit që ka dërguar kërcënimet dhe të adresës elektronike të përdorur.  Policia njofton se, nga verifikimet e kryera deri tani, nuk ka vend për panik. Njoftimi i policisë: Mëngjesin e sotëm, në adresat elektronike të disa institucioneve në disa qytete të vendit, është dërguar një e-mail nga një adresë ende e paidentifikuar, me përmbajtje kërcënuese dhe terroriste, në të cilin pretendohet se në këto institucione është vendosur një bombë....