Mijëra njerëz në Spanjë morën pjesë në luftën më të madhe me domate në botë
Mijëra njerëz u mblodhën në qytetin e vogël spanjoll të Buñol të mërkurën për luftën vjetore me domate, si pjesë e festivalit La Tomatina, duke e lyer qytetin me të kuqe me domate të pjekura. Kamionët e ngarkuar me domate hapën rrugën përmes turmave dhe njerëzit hidhnin domate drejt turmës nga kamionët. Bluzat e tyre të bardha shpejt u bënë rozë dhe të kuqe ndërsa këngët pop dëgjoheshin nga altoparlantët. Eventi zgjati më shumë se një orë në qytet, ku ndërtesat ishin të mbuluara me mushama para se të fillonin festimet. Festivali, i cili zhvillohet të mërkurën e fundit të gushtit, i ka rrënjët në një luftë me ushqime të vitit 1945. La Tomatina u bë një traditë vjetore përpara se diktatori spanjoll, gjenerali Francisco...
Burimi:
syri.net