Përshkallëzohen tensionet në Ngushticën e Hormuzit! Goditet një tjetër cisternë, shpërthen zjarr në bord

Përshkallëzohen tensionet në Ngushticën e Hormuzit! Goditet një tjetër cisternë, shpërthen zjarr në bord

Një anije cisternë është goditur nga një predhë e panjohur në Ngushticën e Hormuzit, duke shkaktuar zjarr në bord. Incidenti është konfirmuar të enjten herët nga Zyra Britanike e Informacionit për Sigurinë Detare (UKMTO), pjesë e Ministrisë së Mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar. Sipas UKMTO-së, zjarri në anije është shuar, dhe se i gjithë ekuipazhi është i sigurt. Autoritetet kanë bërë të ditur gjithashtu se nuk është raportuar ndonjë ndikim në mjedis. UKMTO WARNING 121-26 Click here to view the full product⤵️https://t.co/DlSnmXJTOT#MaritimeSecurity #MarSec pic.twitter.com/GYFdmmjcfY — UKMTO Operations Centre (@UK_MTO) August 27, 2026 Sulmi vjen vetëm një ditë pas një incidenti të ngjashëm, të regjistruar të mërkurën, duke shtuar shqetësimet për sigurinë e lundrimit në një prej rrugëve detare më të rëndësishme në botë. Deri tani...