Champions/ Viking dhe Slovan “përrallat” e fundit! Sot hidhet shorti, ja si ndahen vazot!
Mbrëmja e fundit e Play-off-it të Champions League ka dhuruar edhe dy histori të tjera të bukura, pas asaj të azerëve të Sabah ditën e martë. Norvegjezët e Viking dhe sllovakët e Slovan Bratislavë janë dy “përrallat” e fundit të skenës së madhe të futbollit europian. Viking u kualifikua pasi mundi Dinamo Zagreb të Arbër Hoxhës me rezultatin 3-1. Futbollisti i Kombëtares shqiptare është autori i golit të vetëm të kroatëve në këtë ndeshje. Kualifikim historik në “League phase” të Champions-it për Viking. Histori e ngjashme edhe për Slovan Bratislavë, që ka kaluar pas dy barazimesh në sfidat ndaj sllovenëve të Celje. Një gol i Martinez në minutën e 100-të u dhuroi kualifikimin sllovakëve, që iu bashkuan Fenerbahçe, Viking dhe AEK-ut, skuadrat e tjera që...
Burimi:
javanews.al