AUV urdhëron tërheqjen nga tregu të qumështit UHT Land 3.2%, për shkak të mykotoksinës
Qumësht i kompanive të ndryshme, në raftin e një dyqani në Kosovë KOSOVË-Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) njoftoi të mërkurën se ka urdhëruar tërheqjen e “menjëhershme” të qumështit UHT Land 3.2% nga tregjet e Kosovës, duke thënë se është vërtetuar se ai përmban substancë të rrezikshme toksike. AUV tha se është njoftuar nga autoritetet e Maqedonisë së Veriut se ato kanë gjetur aflatoksinë M1 mbi nivelin e lejuar në qumështin UHT Land 3.2%, të prodhuar nga qumështorja VITA në Kosovë. “Në përputhje me Ligjit për Ushqim, sipas të cilit ushqimi konsiderohet i dëmshëm dhe jo i sigurt për njerëzit kur përmban mykotoksinë mbi kufirin e lejuar, AUV ka urdhëruar tërheqjen e menjëhershme nga tregu të qumështit UHT Land 3.2%, të identifikuar si të prekur...
Burimi:
zeri.ai