Si u përfshi Kosova në lajmet e rreme për zjarret në Serbi

Si u përfshi Kosova në lajmet e rreme për zjarret në Serbi

Ndërsa zjarrfikësit në Serbi vijojnë përpjekjet për shuarjen e zjarreve në disa zona të vendit, në rrjetet sociale dhe në disa media janë përhapur pretendime të ndryshme për shkaqet e tyre. Mes teorive të pakonfirmuara është edhe një pretendim se një pajisje ndezëse, e përshkruar si “top zjarri”, është lëshuar nga Kosova me qëllim shkaktimin e zjarreve në territorin serb. Pretendimi u publikua më 23 gusht nga disa portale dhe media proqeveritare serbe, të cilat iu referuan informacioneve jozyrtare dhe një videoje që pretendohej se tregonte rënien e pajisjes. Një ditë më vonë, presidenti serb Aleksandar Vuçiq, gjatë një vizite në Kralevë, foli për gjetjen e një “arme me parashutë”. Ai tha se qëllimi i saj ishte i qartë, por theksoi se hetimi ishte ende...