Abdixhiku pas takimit me Kurtin: Jemi një hap më pranë marrëveshjes për presidentin

Abdixhiku pas takimit me Kurtin: Jemi një hap më pranë marrëveshjes për presidentin

Kosova E Mërkurë, 26 Gusht 2026 21:25 Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, pas takimit mbrëmjen e sotme me kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, tha se diskutimet për presidentin kaluan në një fazë më konkrete, duke konfirmuar se janë diskutuar emra konkretë. “Siç ju kemi thënë edhe herën e kaluar, pas dakordimit rreth parimeve për presidentin apo presidenten e ardhshme të Republikës së Kosovës, sot kemi vazhduar me diskutime rreth emrave konkretë”, tha Abdixhiku. Ai tha se në tërësinë e emrave të prezantuar të gjithë në masë të madhe, dikush më shumë e dikush më pak, është në vijë me parimet e dakorduara deri më tani. “Dhe në këtë drejtim, le të themi se ky është një hap përpara, meqenëse nga koncepti politik rreth parimeve...