Në Shqipëri vijnë aziatikët për të punuar, kurse Italia po merr punonjësit tanë të tekstileve

Në Shqipëri vijnë aziatikët për të punuar, kurse Italia po merr punonjësit tanë të tekstileve

Prej disa javësh, në faqet online të agjencive të ndërmjetësimit për punësim po shfaqen njoftime për rekrutimin e punonjëseve shqiptare me profesionin rrobaqepëse, për t’u punësuar në fabrikat e prodhimit të veshjeve në Itali. Nga njoftimet e publikuara mësohet se punonjëseve u ofrohet punësim i rregullt në Itali, me kontratë pune sipas rregullave italiane. Paga neto nis nga 1,300 euro në muaj. Sipas njoftimeve, gjithashtu punonjëset përfitojnë 13 paga vjetore, pushime të paguara, akomodim të siguruar nga punëdhënësi, kushte pune dhe mundësi për bashkëpunim afatgjatë. Për aplikim kërkohet të paktën 1 vit eksperiencë pune në ndërmarrjet fason në Shqipëri. Monitor kontaktoi një prej agjencive të ndërmjetësimit, e cila sqaroi se kandidatet që kërkohen për t’u punësuar si rrobaqepëse në fabrikat italiane duhet të kenë eksperiencë...