Flakët shuhen në “Lëndinën e Madhe” të Devollit, 18 forca dhe 2 mjete mbajnë nën kontroll zonën
Situata e zjarrit në zonën “Lëndina e Madhe”, mbi fshatin Sinicë, paraqitet e normalizuar. Flakët janë shuar dhe nuk raportohet për përhapje të mëtejshme në sipërfaqen pyjore. Forcat zjarrfikëse vijojnë të monitorojnë zonën për të parandaluar çdo riaktivizim të mundshëm të vatrave të zjarrit. Në terren ndodhen 11 forca zjarrfikëse me 2 mjete, si dhe 7 punonjës të shërbimit pyjor, të cilët po kontrollojnë zonën e prekur nga zjarri. Autoritetet vijojnë të mbajnë nën vëzhgim situatën, pavarësisht normalizimit të gjendjes.
Burimi:
sot.com.al