FSHF njofton datën 14 shtator për kursin UEFA B në Shkodër
Aplikimet për kursin UEFA B në Shkodër vijojnë të jenë të hapura, teksa afati i fundit është 1 shtator 2026. Kursi, i organizuar nga e Futbollit, do të nisë më 14 shtator 2026. Ky program është një mundësi e veçantë për ish-futbollistët profesionistë me eksperiencë të gjatë, të cilët dëshirojnë të nisin rrugëtimin drejt diplomave të trajnerëve të UEFA-s, duke filluar nga niveli UEFA B. Në kurs mund të aplikojnë ish-lojtarët profesionistë që kanë luajtur të paktën shtatë sezone të plota në divizionin më të lartë ose në një ligë plotësisht profesionale. Për këtë kategori kandidatësh nuk kërkohet të kenë më parë licencën UEFA C apo gjashtë muaj eksperiencë si trajner. Kursi do të zhvillohet në katër periudha: 14–18 shtator 2026, 28 shtator–2 tetor 2026,...
Burimi:
sot.com.al