Barcelona rrit ofertën për Rodrin, ndërsa Ferran Torres është pranë kalimit te PSG

Barcelona rrit ofertën për Rodrin, ndërsa Ferran Torres është pranë kalimit te PSG

12 Gusht 2026 11:05 Alfred Lleshi Barcelona vazhdon të synojë transferimin e Rodrit për të përforcuar mesfushën. Sipas Fabrizio Romano, katalanasit i kanë bërë Manchester City një ofertë të re verbale prej 60 milionë eurosh, plus bonuse. Megjithatë, klubi anglez vazhdon ta vlerësojë mesfushorin spanjoll 80 milionë euro. Ndërkohë, largimi i Ferran Torres nga Barcelona drejt PSG-së duket gjithnjë e më pranë. Klubi blaugrana e ka lejuar sulmuesin të mos stërvitet sot me ekipin e parë, një sinjal se marrëveshja mund të mbyllet shumë shpejt. Transferimi i Ferran te PSG mund të finalizohet që sot, për një shumë rreth 50 milionë euro, plus bonuse. Dy klubet janë pranë marrëveshjes, edhe pse operacioni ende nuk është mbyllur zyrtarisht.