Shpërthimi i tërbuar i Mourinhos te Real Madridi: “U çmend, na thirri të gjithëve dhe na tha gjithçka…”

Shpërthimi i tërbuar i Mourinhos te Real Madridi: “U çmend, na thirri të gjithëve dhe na tha gjithçka…”

12 Gusht 2026 11:31 Alfred Lleshi Kjo është një nga pjesët më të forta të dokumentarit të José Mourinhos, ku trajneri portugez dhe ish-lojtarët kujtojnë konfliktet e tensionuara në dhomat e zhveshjes së Real Madridit. Në veçanti, bëhet fjalë për episodin e “spiunit”, personin që dyshohej se nxirrte në media formacionet, taktikat dhe informacionet e brendshme të skuadrës. Mourinho dyshonte se dikush nga brenda klubit po ua transmetonte sekretet gazetarëve. Iker Casillas kujton shpërthimin e trajnerit portugez: “U çmend. Na thirri të gjithëve, na tha gjithçka. Na tha se ishim fajtorë për gjithçka”. Edhe Marcelo e përshkroi Mourinhon si tepër të zemëruar, pasi një informacion që e dinin vetëm njerëzit brenda skuadrës kishte përfunduar në media. Ndërkohë, asistenti Rui Faria zbuloi: “E dinim kush ishte...