Juventusi, “sprinti” vendimtar për Suzuki dhe Lucumi. Të gjitha detajet e dy goditjeve bardhezi
12 Gusht 2026 9:47 Alfred Lleshi Pas javësh vlerësimesh dhe negociatash, Juventusi është shumë pranë mbylljes së dy goditjeve: Zion Suzuki dhe Jhon Lucumi. Luciano Spalletti mund të gëzohet për zhbllokimin e merkatos së klubit, i cili ka punuar për t’i siguruar përforcimet e nevojshme për një sezon të gjatë dhe të lodhshëm. Çështja “Suzuki” – PSG e bleu portierin japonez, të lindur në vitin 2002, nga Parma për rreth 35 milionë euro. Me portën e PSG-së të mbipopulluar, Juventusi kërkon huazimin e Suzuki për një sezon, në mënyrë që ai të luajë rregullisht. Pas një viti, Alisson Becker pritet të jetë lojtar i lirë dhe plani i Juventusit lidhet me brazilianin. Takimi vendimtar me PSG-në mund të zhvillohet shumë shpejt. Çështja “Lucumi” – Mbrojtësi...
Burimi:
telesport.al