Maignan dhe Rabiot ende me pushime, do të rikthehen te Milani pak ditë para nisjes së kampionatit

Maignan dhe Rabiot ende me pushime, do të rikthehen te Milani pak ditë para nisjes së kampionatit

12 Gusht 2026 10:14 Alfred Lleshi Mike Maignan dhe Adrien Rabiot, dy nga shtyllat e Milanit, janë ende me pushime dhe do të rikthehen në dispozicion të skuadrës më 16 gusht, vetëm pak ditë para nisjes së kampionatit. Pas Botërorit zhgënjyes me Francën, ku përfunduan të katërtit, ishte e drejtë që të pushonin. Megjithatë, të gjithë lojtarët e tjerë francezë të grumbulluar nga Deschamps, me përjashtim të dy lojtarëve të Milanit dhe dy të Bayern Munich, tashmë janë rikthyer në stërvitje me klubet. Mbappé, për shembull, është tashmë nën urdhrat e Mourinhos, ndërsa Upamecano dhe Olise kanë nisur përgatitjet me Bayernin. Maignan dhe Rabiot duhej të riktheheshin më 12 gusht, por klubi u ka miratuar ditët shtesë pushimi. Milani e nisi përgatitjen në Itali për...