Mourinho zbulon çfarë ndodhi me Casillas: Mendërisht ishte shumë keq, lojtarë të llastuar…

Mourinho zbulon çfarë ndodhi me Casillas: Mendërisht ishte shumë keq, lojtarë të llastuar…

12 Gusht 2026 11:26 Alfred Lleshi Në dokumentarin e ri të Mourinho-s në Netflix, trajneri portugez ka folur hapur për marrëdhënien e vështirë me Iker Casillas gjatë periudhës së tij të parë te Real Madridi. Mourinho tha se skuadra ishte shumë e fortë, ndërsa Casillas ishte “kapiteni dhe lojtari më i mirë”, por mendërisht “ishte shumë keq”. Ai kujtoi tri bisedat e para me portierin: “E para që më tha ishte: ‘Kam ardhur të kërkoj më shumë pushime për lojtarët e kombëtares’. Më pas kërkoi që stërvitjet të shtyheshin një orë për shkak të trafikut dhe, në bisedën e tretë, tha se lojtarët preferonin të mos qëndronin në hotel para ndeshjeve. Aty e kuptova se ishin të llastuar”. Situata u përkeqësua pas telefonatës së Casillas...