Kristjan Sterjo paraqitet në Gjykatën e Korçës, shoqërohet nga forca të shumta policie

Kristjan Sterjo paraqitet në Gjykatën e Korçës, shoqërohet nga forca të shumta policie

Mbërrin në Gjykatën e Korçës Kristian Sterjo, 20 vjeçari i cili akuzohet për vrasjen e Joan Zukes. Sterjo, i cili do të mësojë masën e sigurisë është sjellë nën masa të shtuara sigurie. Ai akuzohet për veprën penale vrasje me paramendim si dhe mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit. I riu e vrau bashkëmoshatarin pasditen e 8 gushtit pas disa konflikteve të mëparshme mes tyre dhe një zënke ku autori pretendon se viktima i kishte ngacmuar të dashurën. Sipas dëshmisë së tij, ditën e ngjarjes e ka parë Zukon në një ‘Benz’, i shoqëruar nga dikush tjetër dhe i ka kërkuar të ndalonte. Kur i është afruar për t’u sqaruar, 20-vjeçari nxori një thikë dhe qëlloi drejt tij, më pas...