Radhimë/ 55-vjeçari rrëzohet nga shkëmbi, dërgohet në gjendje të rëndë në spital
Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë të mërkurë në zonën e plazhit të Radhimës, në Vlorë, ku një pushues 55-vjeçar është rrëzuar nga një shkëmb dhe ka mbetur i plagosur rëndë. I dëmtuari është identifikuar si Platon Bylyshi, 55 vjeç. Si pasojë e rënies, ai ka pësuar dëmtime të shumta në trup. 55-vjeçarit i është dhënë ndihma e parë në vendngjarje dhe më pas është transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Vlorës për trajtim të specializuar mjekësor. Gjendja e tij shëndetësore raportohet e rëndë. Sipas raportimeve të disa mediave, Bylyshi ka rënë me pjesën e kraharorit në det dhe dyshohet se ka pësuar dëmtime në mushkëri nga përplasja. Ende nuk janë bërë të qarta rrethanat se si 55-vjeçari është rrëzuar nga shkëmbi.
Burimi:
ntv.al