Ushtria lë pas rrugët dhe ujësjellësit në financimet e buxhetit, 70 mln euro në 6-mujor

Ushtria lë pas rrugët dhe ujësjellësit në financimet e buxhetit, 70 mln euro në 6-mujor

Investimet në mbrojtje zënë vendin kryesor në listën e projekteve me financimin më të lartë nga buxheti. Vetëm katër projektet më të mëdha të Forcave të Armatosura përfituan rreth 6,8 miliardë lekë, duke lënë pas investimet individuale në rrugë, ujësjellës, zhvillim urban dhe teknologji. Sipas të dhënave zyrtare të Ministrisë së Financave, projekti me financimin më të lartë në gjashtëmujorin e parë të vitit 2026 është ai për “Armatim të lehtë, municion dhe pajisje”, i administruar nga Reparti Ushtarak nr. 1001 në Tiranë. Për këtë projekt u akorduan, gjatë periudhës janar-qershor 2026, rreth 2,11 miliardë lekë, ndërsa plani vjetor arrin në 3,43 miliardë lekë. Ndër projektet më të financuara renditet edhe ngritja e Shkollës së Aviacionit në Vlorë, me rreth 1,59 miliardë lekë në gjashtëmujorin...