UFC-330 në Filadelfia premton spektakël, Makhachev dhe Dern do të mbrojnë titujt kampionë bote
Këtë fundjavë, në Filadelfia (Amerikë) do të zhvillohet eventi UFC-330 në artet marciale mikse. Një event që pritet me shumë interes, pasi janë dy duele për titullin kampion bote, një për meshkuj e një për femra. Në peshën “welter” (pesha deri 77kg) do të duelojë rusi Islam Makhachev, që mban edhe titullin e peshës “lightweight” (pesha deri 71kg). Ai do të mbrojë për herë të parë titullin e peshës “welter”, që e fitoi në nëntor të vitit të kaluar. Makhachev (28 fitore e 1 humbje), që ka 16 dueleve radhazi pa humbur, do të përballet me irlandezin Ian Machado Garry (17 fitore e 1 humbje). Një sfidë që konsiderohet e fortë, pasi të dy luftëtarët po kalojnë një moment të mirë. Te femrat, në peshën...
Burimi:
telesport.al