Conference League/ Dinamo paralajmëron Audën: Ende s’e kemi thënë fjalën e fundit

Conference League/ Dinamo paralajmëron Audën: Ende s’e kemi thënë fjalën e fundit

Dinamo dhe Egnatia janë dy skuadrat e Superligës tonë që e vijojnë ende aventurën e tyre europiane, tashmë në raundin e tretë të Ligës së Konferencës dhe Ligës së Europës. Natyrisht, ambiciet e të dyja skuadrave tona janë të shkojnë në “play-off”, e më tej në fazën e grupeve. Nëse ia dalin do të shkruajnë një faqe të rëndësishme suksesi sezonal në Europë. Të dyja luajnë sot duelet e kthimit. Kështu, Dinamo është përpara një prej ndeshjeve më të rëndësishme të aventurës së saj europiane. Të enjten në “Elbasan Arena”, skuadra e Ilir Dajës do të kërkojë të përmbysë humbjen 0-1 ndaj Audës dhe të sigurojë kualifikimin në fazën “play off” të Ligës së Konferencës. Humbja në transfertë e lë gjithçka të hapur, ndërsa Dinamo...