Zhvillimet e nxehta të shtatorit, nga rikthimi i fuqishëm i protestës te mesazhet e prera të ambasadorit të ri…
Juristi i njohur, Romeo Kara ka zbërthyer sfidat kryesore me të cilat po përballet vendi, duke nisur nga roli i ambasadorit të ri amerikan e deri te ngjarjet e mprehta të brendshme. Sipas Karës, emërimi i një diplomati me profil të lartë ushtarak në krye të ambasadës së SHBA-së vjen kryesisht në funksion të gjeopolitikës dhe politikave të mëdha amerikane në rajon, në një kohë kur bota përballet me dy vatra të mëdha konflikti në Ukrainë dhe Lindjen e Mesme. Ai thekson në një intervistë “Vip Magazine” se prioriteti kryesor do të jetë ruajtja e stabilitetit dhe mbrojtja e interesave amerikane në këtë zonë të vijës së dytë, përmes një qasjeje që ndërthur vendosmërinë dhe rreptësinë ushtarake me kujdesin diplomatik. Paralelisht me dinamikat gjeopolitike, Kara...
Burimi:
sot.com.al