Carrick i jep besim lojtarit që trajnerët e tjerë nuk e donin: Ai është i yni, ka qenë me humor të shkëlqyer që kur u kthye

Carrick i jep besim lojtarit që trajnerët e tjerë nuk e donin: Ai është i yni, ka qenë me humor të shkëlqyer që kur u kthye

Sulmuesi anglez Marcus Rashford është kthyer në shtëpi dhe trajneri i Manchester United, Michael Carrick, po shqyrton mundësinë e riintegrimit aktiv të tij në ekip. “Ai ka qenë këtu vetëm disa ditë, megjithatë gjërat po shkojnë mirë“, tha Carrick. Carrick ka lënë të kuptohet se sulmuesi anglez, i cili u kthye nga një marrëveshje huazimi me Barcelonën sezonin e kaluar, pasi dështoi ta bënte marrëveshjen të përhershme me katalanasit, mund të ketë ende një të ardhme në “Old Trafford”. 28-vjeçari, sipas trajnerit të “djajve të kuq”, ofron diçka pak më ndryshe nga opsionet e tjera në dispozicion në sulm. Carrick shpjegoi se Rashford nuk mori pjesë në miqësoren ndaj Leeds, pasi ishte bashkuar me skuadrën vetëm më herët këtë javë. “Ai është një nga lojtarët...