Bonot 12-mujore bëhen më fitimprurëse, Yield-i shënon rritje në ankandin e fundit, por kërkesa e investitorëve…
Fitimet nga investimi në bono thesari 12-mujore kanë shënuar një tjetër rritje në ankandin më të fundit të zhvilluar nga Ministria e Financave, më 11 gusht. Yield-i mesatar i ponderuar i pranuar arriti në 2.75%, nga 2.67% që ishte në ankandin e mëparshëm të muajit korrik. Kjo rezulton të jetë norma më e lartë e interesit për bonot 12-mujore që prej fillimit të vitit, duke vijuar trendin rritës të yield-eve në ankandet e fundit. Megjithatë, niveli i interesit mbetet pranë normës bazë të Bankës së Shqipërisë, e cila aktualisht qëndron në 2.50%. Në ankandin e 11 gushtit, Ministria e Financave kishte shpallur për financim 7.2 miliardë lekë, ndërsa kërkesat e paraqitura nga investitorët arritën në rreth 6.86 miliardë lekë. Pra, kërkesa ishte rreth 345 milionë...
Burimi:
sot.com.al