Ndërtimet shpërthejnë në 2026: Tirana arkëton 12.5 miliardë lekë, jugu përgatitet për valën e re

Ndërtimet shpërthejnë në 2026: Tirana arkëton 12.5 miliardë lekë, jugu përgatitet për valën e re

Nëse mendoni që Tirana dhe bregdeti janë mbingarkuar me ndërtime, nuk keni parë gjë akoma. Të dhënat zyrtare të publikuara nga Ministria e Financave tregojnë se të ardhurat që mblidhen nga taksa e ndikimit në infrastrukturë për ndërtimet e reja kanë shënuar një rritje rekord në 6 muajt e parë të vitit, duke ia kaluar ndjeshëm edhe 2024-s, që deri tani ishte viti me më shumë leje. Në total, për 6 mujorin e parë 2026 janë arkëtuar nga ‘taksa e ndikimit në infrastrukturë nga ndërtimet e reja’ në të gjithë vendin 18.3 miliardë lekë, ose tre herë më shumë se e njëjta periudhë e një viti më parë (+200%). Edhe në krahasim me vitin 2024, që deri tani mbante rekordin e dekadës së fundit për...