Natë e vështirë nga zjarret në Shkodër, disa vatra në Vaun e Dejës dhe Malësi të Madhe, vijon operacioni
Një natë e vështirë për Qarkun e Shkodrës, ku disa vatra zjarri me përmasa serioze u shfaqën në Shkodër, Vau Dejës dhe Malësi të Madhe. Në bashkëpunim me Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile (AKMC), Prefektura e Qarkut Shkodër vijoi koordinimin e forcave operacionale vendore dhe qendrore për përballimin e situatës. Falë ndërhyrjes së pandërprerë të forcave zjarrfikëse, zjarret në Shkodër dhe Malësi të Madhe, si dhe disa vatra në Vau Dejës, u vunë nën kontroll brenda pak orësh. Në Vau Dejës, ndërhyrja vijon ende për shuarjen e plotë të një vatre aktive. Gjatë gjithë natës, rreth 30 efektivë zjarrfikës punuan pa ndërprerje në terren. Ekipit të MZSH Vau Dejës iu bashkuan forcat e MZSH Shkodër, Pukë dhe Fushë-Arrëz, si dhe efektivë dhe mjete zjarrfikëse të...
Burimi:
javanews.al