Flakët përfshijnë Abazen në Krujë! Digjet masivi pyjor i Lofkëndit në Mallakastër! Në hyrje të Komanit zjarret rrezikojnë banesat
Zjarret në lagjen Abaze të Krujës kanë vijuar me intensitet edhe gjatë natës, duke krijuar një situatë të vështirë për banorët dhe strukturat e emergjencave. Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, deklaroi se Forcat e Armatosura ndodhen në terren në mbështetje të operacionit për përballimin e flakëve, frenimin e përhapjes së zjarrit dhe mbrojtjen e banorëve dhe pronës. “Në kushtet e një situate jo të lehtë në lagjen Abaze në Krujë, Forcat tona të Armatosura janë në këta momente në terren në mbështetje të operacionit në përballimin e flakëve dhe mbrojtjen e banorëve dhe pronës”, u shpreh ministri. Ministri deklaroi se efektivët e Forcave të Armatosura po punojnë së bashku me strukturat e tjera të emergjencave për të mbajtur situatën nën kontroll dhe për të parandaluar...
Burimi:
javanews.al