Zjarri në Abazaj të Krujës përparon gjatë natës, flakët i afrohen banesave
Zjarri në zonën e Abazajt ka përparuar gjatë natës, duke iu afruar banesave. Situata paraqitet shqetësuese, ndërsa disa banorë të lagjes janë detyruar të largohen nga banesat për shkak të rrezikut nga flakët. Në terren vijon përpjekja për vënien nën kontroll të vatrës, por përhapja e zjarrit dhe afrimi i tij me zonat e banuara rrisin ndjeshëm rrezikun. Nëse nuk do të ketë ndërhyrje nga ajri, situata rrezikon të përshkallëzohet dhe të kthehet në kritike, veçanërisht për banesat dhe banorët e zonës. Banorët kërkojnë ndërhyrje të shpejtë dhe të plotë për të frenuar avancimin e flakëve dhe për të shmangur përkeqësimin e situatës.
Burimi:
syri.net