Fermat e mëdha po dominojnë prodhimin e qumështit, fermerët e vegjël po ikin nga blegtoria
Prodhimi i qumështit vendas vijon më tepër të jetë i përqendruar te fermat e mëdha dhe të organizuara që po zgjerojnë kapacitetet, ndërsa numri i fermave të vogla po pakësohet. Përfaqësues të kompanive të përpunimit të qumështit thonë se kjo ka sjellë një rritje të ndjeshme të prodhimit vendas të qumështit dhe një furnizim më të qëndrueshëm të tregut. Sipas tyre, fermerët e vegjël me 1 apo 2 krerë po dalin gradualisht nga aktiviteti, për shkak të daljes në pension fermerëve të moshës mbi 60 vjeç dhe mungesës së brezit të ri që të vijojë punën në fermë me mbajtjen e disa krerëve. Në të njëjtën kohë, fermat e mëdha po investojnë në rritjen e numrit të krerëve, teknologji dhe përmirësimin e produktivitetit. Shtim të...
Burimi:
sot.com.al