VIDEOLAJM / Deputetët e PDK-së bllokojnë hyrjen e Qeverisë së Kosovës

VIDEOLAJM / Deputetët e PDK-së bllokojnë hyrjen e Qeverisë së Kosovës

Një ditë pas tensioneve në Kuvendin e Kosovës mes deputetëve të PDK-së, AAK-së dhe Vetëvendosjes lidhur me thirrjen e seancës konstituive, deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës kanë dalë para ndërtesës së Qeverisë, duke bllokuar hyrjen e objektit. Deputetët e PDK-së po mbajnë një konferencë për media para ndërtesës së Qeverisë, ku po kërkojnë që seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës të thirret gjatë ditës së sotme. Ata kanë bërë të ditur se, njësoj si ditën e djeshme, do të jenë të pranishëm edhe sot në Kuvendin e Kosovës. Aksioni i deputetëve të PDK-së vjen në kuadër të përplasjes politike rreth konstituimit të Kuvendit dhe vazhdimit të procedurave parlamentare.