Përplasjet në Kuvendin e Kosovës thellojnë ngërçin politik
kuvendi i kosoves KOSOVË- Mosvazhdimi i seancës për konstituimin e Kuvendit të Kosovës përshkallëzoi të mërkurën përplasjet mes deputetëve, ndërsa partitë politike kërkojnë zgjidhje për bllokadën institucionale dhe zgjedhjen e presidentit. Kreu i Vetëvendosjes, që njëherësh është edhe kryeministër në detyrë, Albin Kurti, kërkoi kohë shtesë deri në arritjen e një marrëveshjeje politike, sidomos për çështjen e presidentit, që do ta zhbllokonte ngërçin politik tashmë gati dyvjeçar. Por partitë politike opozitare, që nuk duan marrëveshje me Vetëvendosjen, Partia Demokratike e Kosovës PDK dhe Aleanca kërkuan që kryesuesi i seancës konstituive, Avni Dehari, që vjen nga Vetëvendosja, të thërrasë vazhdimin e seancës, pavarësisht se tashmë afati kushtetues prej 30 ditësh për konstituimin e Kuvendit ka kaluar. Përplasje verbale dhe fizike pa plagosje Përplasjet verbale dhe shtyrjet fizike ndodhën...
Burimi:
zeri.ai