Pakot e kokainës me fytyrën e Haaland, policia në Ekuador sekuestron 469 kg drogë

Pakot e kokainës me fytyrën e Haaland, policia në Ekuador sekuestron 469 kg drogë

Imazhi i yllit norvegjez të futbollit Erling Haaland ka përfunduar në një vend të pazakontë. Policia në Ekuador ka zbuluar figurën e sulmuesit të Manchester City-t të stampuar në qindra pako kokainë, gjatë një operacioni pranë kufirit me Kolumbinë. Autoritetet ekuadoriane njoftuan se kanë sekuestruar 469 kilogramë kokainë në një kamion. Brenda një hapësire të fshehtë në pjesën e poshtme të automjetit u gjetën 370 pako me drogë, të mbuluara me etiketa jeshile ku shfaqej fytyra e Haalandit. Operacioni nisi pas një informacioni anonim të marrë nga policia të martën në mëngjes. Agjentët e antidrogës ndaluan një kamion të dyshimtë në zonën e Guagua Negro. Sipas autoriteteve, në kuadër të operacionit u arrestuan dy persona, mes tyre një grua e identifikuar si María R., e...