Temperatura deri në 39 gradë, parashikimi i motit për ditën e sotme
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët dhe me alternime vranësirash më të theksuara në lindje dhe jug. Reshjet e shiut parashikohen lokale dhe me intensitet të ulët në një pjesë të madhe të territorit, ndërsa në lindje dhe veri priten shtrëngata afatshkurtra të izoluara, të përqendruara kryesisht në relievet kodrinore-malore. Temperaturat do të mbeten të larta, me vlerat maksimale që pritet të arrijnë 39°C në Elbasan dhe Gjirokastër, ndërsa 38°C parashikohet në Shkodër, Tiranë dhe Berat. Era do të fryjë me drejtim veriperëndim–verilindje, me shpejtësi mesatare 6 m/s. Përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore, era do të fitojë shpejtësi deri në 14 m/s. Ndërsa valëzimi në det do të jetë i forcës 1–3 ballë.
Burimi:
vizionplus.tv