Alarm i KUQ në Priskë, nis evakuimi i banorëve! Era favorizon përhapjen e flakëve
Situata në Priskë ka dalë jashtë kontrollit. Era e fortë dhe temperaturat e larta kanë bërë që flakë të afrohen pranë banesave, duke djegur dy prej tyre të cilat janë të pabanuara. Ndërkohë ka nisur evakuimi i disa familjeve në dalje të Priskës. Për shkak të situatës alarmante u bë thirrje që të gjitha ekipet zjarrfikëse nga i gjithë vendi që nuk janë angazhuar me zjarret të niseshin drejt Tiranës.
Burimi:
vizionplus.tv