Administrativja nuk pranoi shqyrtimin në themel kundër prokurorit Ols Dado, Veliaj ankimon vendimin në Apel
Kryetari në detyrë Erion Veliaj dhe Bashkia e Tiranës kanë ankimuar në Gjykatën Administrative të Apelit vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë, e cila refuzoi të shqyrtonte në themel padinë për konstatimin e pavlefshmërisë absolute të dekretit të emërimit të prokurorit Ols Dado. Në një postim në rrjetet sociale, Veliaj thotë se gjykata e mbylli çështjen për mungesë legjitimimi, pa hyrë në shqyrtimin e pretendimeve të ngritura për mënyrën sesi Dado është emëruar prokuror në vitin 2008. Sipas Veliajt, në momentin e emërimit, Ols Dado nuk kishte përfunduar Shkollën e Magjistraturës dhe, sipas padisë, nuk plotësonte kriteret ligjore përjashtimore që do të mundësonin emërimin e tij në këtë detyrë. “Thelbi i çështjes është i thjeshtë: a mund të ushtrojë pushtetin penal të shtetit...
Burimi:
vizionplus.tv