“Republika nuk mund të mbahet peng”
Një koalicion i figurave nga komuniteti akademik, shkencor, artistik dhe ai i shoqërisë civile ka kërkuar nga aktorët politikë që t’i japin fund krizës politike, duke kërkuar konstituimin e institucioneve dhe mbrojtjen e rendit kushtetues në Kosovë. Në dokumentin e publikuar të mërkurën, nënshkruesit – mes të cilëve figurojnë ish-kryetarë të Gjykatës Kushtetuese, ish-ambasadorë, akademikë, politologë, filozofë, artistë, përfaqësues të bizneseve, si dhe personalitete të tjera të njohura të fushave të ndryshme – kanë theksuar se vendi nuk mund të mbetet peng i bllokadave politike. “Kosova nuk mund të vazhdojë të mbetet pa institucione funksionale për shkak të kalkulimeve partiake, interpretimeve të njëanshme të kushtetutës apo mungesës së vullnetit për kompromis demokratik. Kjo e dëmton besimin e qytetarëve në demokraci, pengon zhvillimin ekonomik dhe social dhe...
Burimi:
ntv.al