ERDOGAN GJEN NJE TJETER SHOK LUFTE-ALEANCA

ERDOGAN GJEN NJE TJETER SHOK LUFTE-ALEANCA

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, deklaroi se shpreson që më shumë vende t’i bashkohen marrëveshjes së mbrojtjes të nënshkruar javën e kaluar mes Turqisë, Arabisë Saudite dhe Pakistanit, me synimin për të forcuar stabilitetin në një rajon të tronditur nga konfliktet. Marrëveshja e Përbashkët e Mbrojtjes e Mekës u nënshkrua të premten, në një kohë kur Lindja e Mesme po përballet me pasojat e luftës mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit, e cila ka përfshirë aktorë rajonalë dhe ka shkaktuar ndërprerje të lundrimit në Ngushticën e Hormuzit dhe Detin e Kuq. “Vizioni ynë për këtë marrëveshje nuk kufizohet vetëm te këto tri vende”, tha Erdogan për të përditshmen londineze Asharq Al-Awsat. “Përkundrazi, ne synojmë që ajo të zgjerohet dhe një ditë mund të krijohen...