‘Largohuni!’ Pas zjarrit, rrezik i ri në Abaze të Krujës, gurët shkëputen nga mali

‘Largohuni!’ Pas zjarrit, rrezik i ri në Abaze të Krujës, gurët shkëputen nga mali

Një problematikë e re është shfaqur në Abaze të Krujës ku po punohet për zjarrin. Gurët kanë nisur të shkëputen nga mali dhe të rrokullisen duke rrezikuar jetën e banorëve dhe zjarrfikësve. Ata po bashkëpunojnë mes tyre për lokalizimin e flakëve që e kanë bërë situatën mjaft kritike. Në një moment, ndërsa gurët bien nga mali, ata dëgjohen të paralajmërojnë njëri-tjetrin duke thirrur “largohu!”. Pas izolimit ditën e djeshme, zjarri në Abaze është fuqizuar sërish dhe ka përparuar gjatë natës. gijotina.com/