Natë e vështirë në Qarkun e Shkodrës por vatrat e zjarrit në Vau Dejës, Shkodër e Malësi të Madhe vihen nën kontroll

Natë e vështirë në Qarkun e Shkodrës por vatrat e zjarrit në Vau Dejës, Shkodër e Malësi të Madhe vihen nën kontroll

Një natë e vështirë për Qarkun Shkodër, me disa vatra zjarri me përmasa serioze në Vau Dejës, Shkodër dhe Malësi të Madhe. Në bashkëpunim me AKMC-në, Prefektura e Qarkut Shkodër ka vijuar koordinimin e forcave operacionale vendore dhe qendrore.Falë punës së pandërprerë të efektivëve zjarrfikës, vatrat në Shkodër, Malësi të Madhe dhe Vau Dejës u vunë nën kontroll brenda disa orësh. Në Vau Dejës operacioni vijon. Gjatë gjithë natës, rreth 30 efektivë zjarrfikës kanë punuar pa ndërprerje. Ekipit të MZSH Vau Dejës iu bashkuan ekipet e MZSH Shkodër, Pukë dhe Fushe- Arrëz si dhe efektivë e mjet ZF të Forcave të Armatosura. Ndërhyrja në orët e para bëri të mundur izolimin e zjarrit, shmangien e rrezikut për banesat dhe mbrojtjen e trasesë së linjës së...