Dita e sotme me kthjellime dhe alternime vranësirash, reshje lokale në disa zona të territorit
Ditën e sotme (13 gusht) vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, moti parashikohet i kthjellët dhe me alternime vranësirash më të theksuara në lindje e jug. Reshjet e shiut parashikohen lokale dhe me intensitet të ulët në një pjesë të madhe të territorit, ndërsa në lindje e veri priten shtrëngata afatshkurtra të izoluara, përqendruar relieveve kodrinore-malore. Era do të fryjë me drejtim veriperëndim – verilindje me shpejtësi mesatare 6 m/s, përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore era do të fitojë shpejtësi deri në 14 m/s. Valëzim në det pritet të jetë i forcës 1-3 ballë.
Burimi:
javanews.al